Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Mitrovicë. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të enjten në orën 22:15 dhe se viktima është 60-vjeçar.
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vend të ngjarjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.