Kronikë e zezë

Sekuestrohen dy armë në Mitrovicë

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, në rastin e parë sekuestrimi i armës është realizuar rreth orës 23:00, të datës 21 qershor 2021, në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë, në kohën kur një njësi patrulluese ka ndaluar të dyshuarin për kontrolle rutinë, me ç’ rast gjate kontrollit të detajuar në automjetin që e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.