Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohen dy armë në Mitrovicë

Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, në rastin e parë sekuestrimi i armës është realizuar rreth orës 23:00, të datës 21 qershor 2021, në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë, në kohën kur një njësi patrulluese ka ndaluar të dyshuarin për kontrolle rutinë, me ç’ rast gjate kontrollit të detajuar në automjetin që e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në rastin e dytë sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës 11:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë ” në Mitrovicë , në kohën kur një njësi patrulluese ka ndaluar të dyshuarin për kontrolle, me ç’ rast tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.