Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj pasi ka paraqitur një dokument të Suedisë, që dyshohet se është i falsifikuar.
Rasti ka ndodhur të dielën në orën 11:40 në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, derisa dokumenti është konfiskuar dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti i quajtur si dokument i falsifikuar vazhdon të hetohet.