Është arrestuar një person në Kaçanik të dielën mbrëma pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.
Është thënë se pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.