Kronikë

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

Descriptive Text

Është arrestuar të shtunën një person me dyshime për sulm seksual ndaj një vajze të mitur që ishte zhdukur në Fushë-Kosovë.

Të premten në mëngjes nëna e të miturës kishte raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer dhe se nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me këtë rast të shtunën është arrestuar një person në Gjakovë dhe ai akuzohet për veprën penale “sulm seksual”. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Pasi është gjetura e mitura dhe i dyshuari, ndaj tij është iniciuar rast sulm seksual, pasi janë ngrit dyshimet se i njëjti ka kryer veprën në fjalë. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës.