Kronikë

Aksident në Prishtinë, vetura godet këmbësorin

Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, pasi është goditur nga një veturë.

Siç i ka thënë Policia KOHËS, aksidenti ka ndodhur të shtunën në orën 16:00. Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.

“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, thuhet në njoftimin policor.