Me tre vjet e katër muaj burgim dhe 200 euro gjobë është dënuar Y.A. nga Gjykata Themelore e Ferizajt për dy veprat penale vjedhje e rëndë.
Gjykata ka njoftuar se i pandehuri më 12 janar të 2015-s në Shtime, ishte futur në shtëpinë e D.SH, ku kishte marrë stoli prej ari në vlerë prej 2500-3000 euro dhe para të gatshme rreth 50 euro. Ndërkaq, më 6 qershor 2015, ishte futur në shtëpinë e viktimës ku kishte marrë 5.215 euro, 5000 franga zvicerane dhe stoli të ndryshme në vlerë prej 6.500 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pandehuri Y.A. pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit gjyqësor është liruar nga akuza për veprën e tretë penale të vjedhjes së rëndë, pasi gjykata nuk ka gjetur se në veprimet. Për këtë vepër, ai dyshohej se ka kryer një vjedhje në fshatin Talinovc i Muhaxherve në Ferizaj.
“Po ashtu gjykata ka refuzuar akuzën për shkak të heqjes dorë nga ndjekja penale e prokurorit të shtetit, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet tutje.