Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj katër personave në Prizren të dyshuar për fajde, ryshfet e mashtrim

 

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë katër personave të dyshuar për fajde, ryshfet, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe mashtrim.

Ndaj të dyshuarit N.K., është caktuar masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; fajdeja, detyrimi dhe dhënia e ryshfetit, dhe në bashkëkryerje me të pandehurën A.K., veprën penale mashtrimi, ndaj I.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar, dhe marrja e ryshfetit, ndaj K.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar dhe ndaj A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me të pandehurin N.K., ka kryer veprën penale: mashtrimi