Në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, Polica e Kosovës, gjatë kontrollit të dokumentacionit të personave që kalojnë kufirin, ka hasur në dy raste që dyshohet se dokumentet janë të falsifikuara.
Sipas njoftimit për media, dokumentet janë kontrolluar me pajisjet më moderne të kontrollit të dokumenteve (VSCQ-1 dhe VSC-6000).
“I dyshuari G.T., viti i lindjes 2000, mashkull kosovar, dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar se i dyshuari P.B., viti i lindjes 1988 dyshohet se ka të falsifikuar lejen e qëndrimit të lëshuar nga një shtet i BE-së.
“Për rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij, rasti iniciohet si ‘falsifikim dokumenti’ dhe vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.