Kronikë

Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandë mallrash dhe dhënie ryshfeti

aktakuze

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamenti Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale D.I.

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se i pandehuri D.I. ka kryer veprat penale “Kontrabandë me mallra” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka propozuar në aktakuzë që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtor për veprat penale, që i vihet në barrë dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në njoftim.