Kronikë e zezë

Dy të miturave iu grabiten telefonat në Istog

 

Një person nën kërcënimin e thikës ua ka grabitur telefonat dy vajzave të mitura në Istog. Rasti ka ndodhur më 11 qershor, i iniciuar pas verifikimit të kamerave të sigurisë. Sipas Policisë, rasti është nën hetime.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Ferizaj në rrugën “Dimitrije Tucoviq”, ku një grua ka raportuar se një i dyshuar ia ka grabitur me forcë çantën e krahut. Në të thuhet se kishte dokumentet personale dhe diku 370 euro të gatshme.