Kronikë

Zhduken dy persona në Pejë e Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës - SHPK

Në Pejë e Fushë-Kosovë janë raportuar dy persona të zhdukur.

Në Pejë, sipas raportit të Policisë një grua shtetase e Shqipërisë ka informuar se i biri i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Fushë-Kosovë një burrë ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është.