Kronikë

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një gruaje nga Ferizaj

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët e Ferizajt për gjetjen e Bukurije Neziraj, 46-vjeçare, e cila më 11 qershor të këtij viti ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Policia njofton se ajo është nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt, duke treguar se ka flokë të zeza, sy ngjyrë kafe, e gjatë 1.80, peshën 80 kilogramë dhe kishte veshje sportive të zeza me bluzë ngjyrë vjollce.

“Policia, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendndodhjen e saj, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt”, thuhet në njoftim.