Kronikë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin për pesë vepra penale

Policia e Kosovës ka arrestuar Leorand Rexhajn, i cili dyshohet për veprat penale posedim i paautorizuar i narkotikëve, vjedhje, mashtrim, kanosje dhe cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.

Sipas njoftimit policor, më 12 qershor është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e Stacionit policor Jugu në Prishtinë. I dyshuari është dërguar në ndalim policor 48-orë.

Rexhaj, i lindur më 24 prill 1995 në Gjermani, ishte dënuar me 15 muaj burgim për veprën penale posedim i paautorizuar i narkotikëve.