Kronikë

Policia vijon gjobitjen e shkelësve të rregullave në trafik, ndihmohet nga mediat

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon shqiptimi i gjobave ndaj shkelësve të rregullave të komunikacion, duke u ndihmuar nga publikimet e mediave.

Përmes një njoftimi, Policia shkruan se po pranon informata të kundërvajtësve që kanë bërë tejkalimin e vijës së plotë.

“Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësve, me ç ‘rast edhe u është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik”, thuhet në njoftim.