Kronikë

Vritet një person në Rahovec

Një person është vrarë mbrëmjen e së shtunës në fshatin Sopniq të Rahovecit. Policia i ka thënë KOHËS se viktima i qëlluar me armë zjarri është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Dyshohet se palët e përfshira janë familjarë.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, thuhet në njoftimin policor.