Kronikë

Aksident në Vushtrri, vdes një person

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri. Rasti ka ndodhur të shtunën në orën 19:40, ku Policia i ka thënë KOHËS se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist, ku ky i fundit 59-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve.

“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal. Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin policor.