Kronikë e zezë

Një person tentoi të fuste drogë në burg duke e fshehur në gojë

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë futjen e një sasie të dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë të cilën një i burgosur e kishte fshehur brenda gojës.

Sipas njoftimit, zyrtarët korrektues e kanë parandaluar futjen e kontrabandës duke e gjetur sasinë e dyshuar gjatë pranimit të të burgosurit.