Kronikë

Arrestohet një gjermane në ANP, tentoi ta kalonte kontrollin e dokumenteve me forcë

Descriptive Text

Është arrestuar një gjermane në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi tentoi me forcë të kalonte kontrollin e dokumenteve.

Ajo është dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë për kundërvajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Gjermanisë, pasi që e njëjta duke mos i respektuar procedurat për udhëtim ka tentuar që me forcë ta kaloj kontrollin e dokumenteve. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.