Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Merdare nën dyshimin për kontrabandë me njerëz

 

Në pikë Kalimin Kufitar (PKK) Merdare në dalje të Republikës së Kosovës, është kontrolluar një veturë me targa italiane në të cilën ishin pesë persona, dy shtetas të Sllovakisë, nënë e djalë, një mashkull kosovar me inicialet Q.P dhe dy të mitur meshkuj kosovarë.

Policia gjatë trajtimit të personave ka ngritur dyshimin se ky mund të jetë një rast i trafikimit me emigrant.