Kronikë e zezë

Paraburgim dy të dyshuarve për dhunimin e të miturave në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj
 

Një muaj paraburgim është masa që ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve S.A. dhe I.Sh. nën dyshimin se kanë kryer veprën e dhunimit të të miturave.

Sipas njoftimit të Themelores, dy të dyshuarit kanë keqpërdorur seksualisht të miturat që kanë qenë nën moshën 16-vjeçare, në një hotel në Ferizaj. Gjykata ka theksuar se edhe pse viktimat nuk kanë kryer akt seksual me detyrim, por për shkak të moshës nën 16-vjeçare, konsiderohet se s’është dhënë pëlqim nga të dëmtuarat.