Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në rrugën “Bahri Kuçi” në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë.
Në videon e siguruar nga KOHA shihen disa të rinj teksa e sulmojnë një tjetër, e njëri prej tyre e gjuan edhe me gur. Më pas i riu që ishte në ikje, gjen një dërrasë të gjatë dhe nis sulmin. Në video shihet se e ndjek për disa qindra metra për ta zënë.
Ngjarja ka ndodhur afër shkollës teknike “Shtjefën Gjeçovi”.
KOHA ka provuar të marrë një përgjigje për këtë nga Policia, por nuk ia ka dalë.
-
10 qershor 2021 00:49
-
Shpërndaje në: