Kronikë

3 vjet burg ferizajasit për shërbime seksuale me viktima të trafikimit

Foto: Ilustrim

Me 3 vjet burgim është dënuar i akuzuari A.B. pasi dyshohet se kishte kryer veprën penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit. Sipas prokurorisë ‘I pandehuri A.B. akuzohet se në muajin shkurt 2020, në Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, në atë mënyrë që ka kontaktuar me personin H.B., i cili ia kishte ofruar viktimën N.... e cila është person posaçërisht i ndjeshëm për shkak të prapambetjes mendore, për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, me ç`rast personi H.B., ia kishte dërguar viktimën tek një motel, ku pas shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga viktima, të njëjtën e ka paguar në shumë prej pesëmbëdhjetë (15) euro” thuhet në njoftimin e prokurorisë.