Kronikë

Një person nga Lipjani arrestohet në Serbi me 41 kg marihuanë

Një person nga Lipjani dyshohet se është arrestuar nga pjesëtarë të policisë në Serbi pasi atij në veturë i janë gjetur rreth 41 kilogramë marihuanë gjatë kalimit në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi MUP-it, ky aksion u realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Kufitare të cilët arrestuan të dyshuarin me inicialet B.B nga Lipjani e dyshimet se ka kryer veprën penale shpërndarje dhe prodhim I paautorizuar I narkotikëve.

Pas bastisjeve që ishin kryer në furgonin e të dyshuarit me targa të Sllovenisë, atij iu gjetën rreth 41 kilogram marihuanë të paketuara në 73 pako, raportojnë mediat serbe.

Policia në Serbi nuk ka bërë të ditur nacionalitetin e personit të arrestuar.