Kronikë e zezë

Katër të arrestuar në Tiranë, kishin kthyer banesën në laborator për kultivim të narkotikëve

 

Policia në Shqipëri ka arrestuar katër persona, pasi ata kishin kthyer banesën në një laborator për kultivimin e narkotikëve.

Siç ka njoftuar Policia e Shqipërisë në Facebook janë sekuestruar pajisjet e montuara në banesë të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, fara dhe fidanë kanabisi, po ashtu dy automjete dhe sende tjera të kundërligjshme.