Kronikë e zezë

Arrestohet në Vushtrri një person i kërkuar nga Gjykata, i sekuestrohet një armë

Foto: Ilustrim
 

Në Vushtrri është sekuestruar sot një armë zjarri. Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 11:00 sot në rrugën “Isa Boletini” është ndaluar një i dyshuar që ka rezultuar i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata.

Gjatë kontrollit të detajuar atij i është sekuestruar një pistoletë dhe një karikator me katër fishekë. Ai nuk kishte leje.