Kronikë

Policia në Ferizaj me ligjërata kundër dhunës dhe për sigurinë në trafik

Dhuna në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor kanë qenë temat kryesore të takimit të zhvilluar sot në mes të Drejtorisë Rajonale i Policisë në Ferizaj dhe kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Aliu.

Në këtë takim u tha se policia ka nisur të mbajë ligjërata në shkollat e mesme të ulëta të Ferizajt, me temë ‘’Dhuna në familje dhe siguria në komunikacionin rrugor’’.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes këtyre ligjëratave, synon të ngritë vetëdijen tek nxënësit e këtyre shkollave, për dukuritë negative që po e përcjellin shoqërinë tonë” thuhet në njoftimin e policisë në Ferizaj.