Kronikë

Brenda 4 muajve në Kosovë afër 500 raste të dhunës në familje

Descriptive Text

Vetëm brenda 4 muajve në Kosovë Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka pranuar afër 500 raste të dhunës në familje.

Sipas një raporti të Kryeprokurorit të Shtetit për punën e Prokurorisë së Shtetit thuhet se nga 1 janari 2021 deri më 30 prill të këtij viti nga 596 rasteve të reja, 496 janë raste të dhunës në familje, 11 raste të dhunimit, 4 raste të keqpërdorimit seksual nën moshën 16 vjecare, etj

Në kuadër të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave funksionojnë edhe Operatorët e Linjës Ndihmëse e cila punon me operatorë, të cilët janë të angazhuar 24 orë dhe me një numër publik pa pagesë për t’u mundësuar viktimave dhe publikut një mekanizëm konfidencial për raportimin e veprave të ndryshme penale të abuzimit, për informimin e viktimave dhe personave të tjerë lidhur me të drejtat e tyre, sigurimin e informatave të nevojshme për shërbimet ekzistuese dhe numrat ekzistues.

Kjo linjë gjatë 4 muajëve të parë të këtij viti ka pranuar 80 thirrje të reja, ku 41 prej tyre janë raste të dhunës në familje, 1 rast ngacmimi dhe 1 trafikim me qenie njerëzore.