Kronikë

48 orë ndalim për punëtorin e sigurimit që rrahu klientin në një qendër tregtare

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se personi me inicialet E.N,, i dyshuar për rrahjen e një klienti në një qendër tregtare në Prishtinë, është ndaluar për 48 orë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi i tij është bërë sot, kurse rasti ka ndodhur para disa ditësh.

E.N. dyshohet se ka kryer veprën “lëndim i rëndë trupor”.

“Ju njoftomë se nga pranimi i informacionit për një incident i cili ka ndodhur në qendrën tregtare ‘Albi Mall’, prokurori kujdestar nga ky departament ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, në mënyrë që të sqarohet ky rast në plotni. Pas sigurimit të video-incizimit, si dhe pranimit të raportit mjekësor të personit me inicialet A.M., Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë për ndalimin e të dyshuarit E.N., lidhur me veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në fakt, ky incident bëri bujë të madhe javën e shkuar. Sipas video-incizimeve, pas nhë fjalosje pak sekondëshe, punëtori i sigurimit e grushton klientin dhe më pas për së shtriri e godet edhe dy herë me shqelm.