Kronikë e zezë

Gjobiten 648 persona për mosrespektim të masave antiCOVID

 

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 648 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 890 tiketa trafiku, ndërsa u shkaktuan 25 aksidente trafiku me dëme materiale, 23 me të lënduar dhe një me fatalitet. Janë arrestuar 13 persona ndërsa gjashtë janë dërguar në mbajtje.