Kronikë e zezë

Konfiskohet një veturë në Mitrovicë, dyshohet se u vodh në një shtet tjetër

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është konfiskuar një veturë në Mitrovicë, në rrugën “Mbretëresha Teutë” të shtunën, me dyshime se është vjedhur në një shtet tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë, është ndaluar një person me veturë me targa vendore, ndërsa dyshohet se ajo veturë ishte vjedhur në një shtet tjetër.