Kronikë

Shqiptohen 705 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 705 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID.

Siç është njoftuar në raportin e Policisë në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 965 tiketa trafiku, ndërsa janë shkaktuar 44 aksidente me dëme materiale e 18 me të lënduar. Janë arrestuar 22 persona gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 17 janë dërguar në mbajtje.