Kronikë

Arrestohet mësimdhënësi i dyshuar për vrasjen babait të nxënëses së tij

Descriptive Text

I dyshuari për vrasjen e djeshme në Pejë, Xh. J. është arrestuar nga Policia, para pak çastesh.

I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes pas vrasjes, që ai dyshohet se e ka kryer të martën pasdite në një kafiteri në Pejë dhe ishte në arrati.

“Rreth orës 20.10 është arrestuar i dyshuari për vrasjen e rëndë që ka ndodhur dje”, i tha KOHËS, zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Xh. J. dyshohet se vrau B.K. që ishte babai i nxënëses së tij, të cilën në dhjetor të vitit 2019 e kishte sulmuar seksualisht në ambientet e shkollës, për çka më 1 prill të këtij viti ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Pejë me 3 vjet e gjysmë burgim dhe me mosdhënie të mësimit për pesë vjet.