Kronikë

Therje me thikë te “Lesna” në Prishtinë

Një person është therur pas një përleshje fizike mes disa personave te “Lesna” në Ulpianë të Prishtinës.

Policia ka rrethuar vendin me shirita, ndërsa zyrtarët policorë po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 16 :00, kemi marrë informatën se në rrugën "Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, i ka thënë PK-ja KOHËS.

{gallery}