Kronikë

Arrestohen gjashtë persona për vjedhje në një shtëpi në Isniq

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona për një vjedhje në një shtëpi në Isniq të Deçanit më 7 maj.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës fillimisht ishin identifikuar tre persona dhe ishin arrestuar. Ata po qarkullonin me një veturë pa targa dhe gjatë kontrollit të veturës janë gjetur maska të improvizuara dhe kaçavida.

Më pas në koordinim me prokurorinë dhe gjykatën kompetente është bërë bastisja në katër lokacione të ndryshme dhe janë arrestuar edhe tre persona të dyshuar për vjedhje.

V.K. (2000), A.S. (2001), D.S. (2000), I.M. (2000), J.A. (1997) dhe A.H. (2000) u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.