Kronikë

Dy të mitura dhe një grua të zhdukura

Zhduket-grua

Foto: Ilustrim

Një vajzë e mitur është zhdukur që nga dita e djeshme nga lagja Tuneli i Parë në qytetin e Mitrovicës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës rasti është raportuar nga babai i vajzës i cili ka thënë se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Gjithashtu që nga data 14 e këtij muaj një grua është raportuar si e zhdukur nga Podujeva së bashku me vajzën e saj.

Rastin në polici e ka paraqitur bashkëshorti i saj i cili ka thënë se gruaja e tij ka dal së bashku me vajzën e tyre të mitur.

Që të dy këto raste të zhdukjes janë duke u hetuar nga policia.