Kronikë

Të shtëna me armë në Mitrovicë, arrestohet një person

Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka pranuar ankesë nga një person, i cili ka pretenduar se ndaj tij është shtënë me armë nga katër persona, ndërsa ishte afër shtëpisë.

Personi, më pas ka pretenduar se është futur në shtëpi dhe ka njoftuar babanë e tij, i cili ka dal para shtëpisë me një revole.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri gëzhoja dhe është arrestuar babai i ankuesit, për armëmbajtje pa leje. Pas intervistimit ai është liruar. Ndërsa rasti po hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne afërsi të shtëpisë së tij nga dy vetura kanë dalë katër persona, deri me tani të pa njohur dhe kanë shtënë me armë në drejtim të tij. Ankuesi ka hyrë në shtëpi dhe e ka njoftuar babanë e tij (tani të dyshuar) i cili ka dalë para shtëpisë me një revole. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja, dhe kanë arrestuar të dyshuari mashkull kosovar (babanë e ankuesit) pasi që i njëjti mbante armë pa leje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.