Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt pasditen e së premtes.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura.
Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në një rrugë lokale të këtij fshati.