Kronikë

Policia kërkon personin që plagosi pronarin e një shtëpie në Pejë ku kishte hyrë me forcë

Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për kërkim të një personi i cili dyshohet se më 13 maj ka hyrë në një shtëpi në Pejë dhe më pas ka shtënë me armë zjarri ndaj njërit prej pronarëve të shtëpisë, i cili ka mbetur i plagosur.

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve që në rast se shohin të dyshuarit në bazë të fotos së publikuar, të lajmërojnë organet e drejtësisë.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është i dyshuar se me datë 13.05.2021 rreth orës 21:20, në fshatin Nabergjan-Pejë, ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës, dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave dhe si pasoj një (1) person është plagosur nga arma e zjarrit. I dyshuari është i kërkuar për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

{gallery}