Në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku të lënduar kanë mbetur dy persona.
Policia i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërmjet dy veturave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.