Kronikë

Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Drenas

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Bardh i Madh në Drenas.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Bardh i madh -Drenas, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.