Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj personit që goditi për vdekje me veturë dy fëmijë në rrugën Ferizaj – Shtime

 

Gjykata Themelore e Ferizajt ia ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit V.M., pasi ai akuzohet se më 9 maj në rrugën Ferizaj – Shtime shkaktoi aksident trafiku me fatalitet.

V.M. duke mos e përshtatur shpejtësinë ka goditur dy fëmijë L. Rr. dhe D. B. të cilët nuk arritën t’i shpëtojnë lëndimeve të marra.