Dy fëmijë kanë vdekur nga një aksident rrugor në fshatin Carralevë të Shtimes gjatë së dielës në orën 16:12. Policia njofton se vetura ishte duke lëvizur në rrugën Shtime-Prizren ndërsa duke mos e përshtatur shpejtësinë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në anën tjetër të rrugës ku ka goditur këmbësorët.
"Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këmbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë", njofton Policia.
Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i veturës, V.M është ndaluar për 48 orë.
“Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të Policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.
-
Kërkohet paraburgim ndaj personit që shkaktoi aksident në Carralevë ku vdiqën dy fëmijë
-
Vdesin dy fëmijë e një tjetër lëndohet rëndë në Durrës, vetura i goditi gjersa po luanin në trotuar
-
Shtatë vjet burgim shoferit për aksidentin me pesë të vdekur
-
Një këmbësor humb jetën në Ferizaj pasi u godit nga vetura
-
Vdiq në QKUK një fëmijë që u godit nga një veturë derisa ishte në biçikletë