Kronikë e zezë

Refuzohen ankesat për hedhje të aktakuzës në rastin e vrasjes së Ivanoviqit

 

Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve N.S.,M.R.,S.A., D.M., dhe R.B. në rastin e vrasjes së ish-liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviqit.

Sipas njoftimit për media, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 02.03.2021, është vërtetuar dhe kjo çështje penale do të vazhdojë sipas rregullave të procedurës penale.