Kronikë e zezë

Konfiskohet mbi 1 ton nargjile në Malishevë

 

Një sasi prej 1190 kilogramë nargjile është gjetur duke u kontrabanduar në një lokacion të Malishevës.

Dogana e Kosovës njofton se kanë kryer një kontroll të befasishëm ku kanë gjetur këtë sasi nargjile, ndërsa nga vlerësimet fillestare thuhet se taksat e humbura me këtë rast do ishin në vlerë prej 50 mijë euro.