Kronikë

Rrahu një person pse s’ia dha biçikletën, një muaj paraburgim ferizajasit

Foto: Koha / ilustrim

I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit H.J. për shkak të dyshimit për veprën “lëndim i rëndë trupor”.

I pandehuri dyshohet se më 7 maj në një fshat në Ferizaj ka rrahur bashkë me të birin e tij të dëmtuarin D.M., i cili ka pësuar lëndime në fytyrë e pjesë të tjera të trupit.

Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj, rasti kishte ndodhur pasi gjatë rrugës drejt xhamisë për të marrë hoxhën, i pandehuri ia kishte kërkuar një biçikletë të dëmtuarit, por pasi ajo s’i ishte dhenë e kishte sulmuar fizikisht.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktim të paraburgimit duke e vlerësuar peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat që dyshohet se është kryer ajo. Sipas saj, ekziston rreziku që i njëjti, po që se gjendet në liri, mund të përsërisë vepra të tilla.