Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në mëngjes në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin për KOHËN duke shtuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave në lëvizje.
“Sot rreth orës 07:50, te terminali doganor, në hyrje të qytetit të Pejës, ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Një person ka mbetur i lënduar dhe tani po merr trajtim mjekësor. I lënduari është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi.