Kronikë

Para një jave kishte rezultuar pozitiv për COVID-19, kosovari nuk vetizolohet

Policia ka ndaluar një person në Gllogoc i cili edhe pse ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ka dalë nga shtëpia duke mos e respektuar izolimin në shtëpi.

I dyshuari më 30 prill ka rezultuar pozitiv. Rasti më tutje ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar nuk i është përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-se për vetë izolim pasi ishte pozitiv me Covid 19 që nga data 30.04.2021 , mirëpo i njëjti kishte dal nga shtëpia. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.