Kronikë

Dyshohet për mjet shpërthyes në një objekt banimi në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka marrë në orët e mbrëmjes një informatë për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë. Menjëherë̈ në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.